Reagon Marash Kumbulla

Futboll

Reagon Marash Kumbulla

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:22
Marash Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar i Romës iu nënshtrua një operacioni dhe do të mungojë për një kohë, ndoshta gjatë gjithë vitit 2023.

Qendërmbrojtësi i kombëtares tonë u dëmtua para disa ditësh dhe së fundmi klubi i Romës ka bërë me dije se mbrojtësi kuqezi ka kryer një operacion dhe gjithçka ka përfunduar me sukses.

Megjithatë, procesi i rikuperimit pritet të jetë i gjatë dhe se Kumbulla mund të humbasë komplet vitin 2023.

Ky lajm është i keq edhe për kombëtaren tonë në prag të ndeshjeve që do të luhen në qershor.

Operacioni në fjalë përfundoi me sukses dhe Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale.

“Ky operacion është hapi i parë për rikthimin tim në fushë. Ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të falenderoj ekipin mjekësor.

Tani duhet të pushoj fizikisht, por jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 110% për ngjyrat që mbroj.

Faleminderit përsëri të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar, është një ndihmë e madhe. Forca Roma”, shkruan Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat