Kombëtarja mëson kalendarin

Futboll

Kombëtarja mëson kalendarin

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:48
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, që shkroi historinë në Europian, ka njohur kundërshtarët për kampionatin botëror që do të zhvillohet në qershor të këtij viti në Essen, Gjermani. Skuadra Kuqezi në grupe do të përballet me Portugalinë, Moldavinë dhe Kolumbinë.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko synon një tjetër arritje historikë, pas kualifikimit në fazën e grupeve të europianit, aty ku Shqipëria e minifutbollit mundi Luksemburgun,Spanjën dhe barazoi me Rumaninë.

Më tej në gjysmëfinale kuqezinjtë u eliminuan nga Gjeorgjia, ndërsa një biletë për në finalet e botërorit e siguruan pas triumfit kundër Qipros me rezultatin 4-1.

Në botërorin e Gjermanisë, Shqipëria e minifutbollit fillimisht do të përballet me Portugalinë në datën 4 qershor në orën 21:00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet një ditë më pas përballë Moldavisë në orën 19:00.

Ndërsa përballja e fundit me Kolumbinë do të luhet në datën 7 qershor në orën 09:00 të mëngjesit. Të gjitha sfidat e kombëtares shqiptare të minifutbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat