Sevilla e ka të qartë shifrën për kartonin e sulmuesit shqiptar

Futboll

Sevilla e ka të qartë shifrën për kartonin e sulmuesit shqiptar

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:27
Uzuni

Myrto Uzuni do të jetë pjesë e La Liga-s në sezonin e ardhshëm.

E vetmja gjë e paqartë është skuadra me të cilën do të luajë në elitën e futbollit spanjoll.

Nëse Granada do të ngjitet në këtë sezon, me siguri që lojtari i Kombëtares do të qëndrojë.

Madje në ekip i kanë premtuar edhe shiritin e kapitenit në rast suksesi.

Por nëse Granada nuk arrin të ngjitet, në Spanjë raportohet se do të bëhet ndryshim rrënjësor i skuadrës.

Për këtë arsye Myrto Uzuni është mënyra e vetme për të fituar sa më tepër para, që të bëhen blerje të reja.

Sevilla është ekipi që po e kërkon me ngulm Uzunin.

Për momentin shifra për të cilën po flitet se mund të ndodh ky transferim është 15 milionë euro.

Megjithatë te Sevilla shpresohet se kjo shifër do të ulet në 10 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat