Abraham pas fitores ndaj Leverkusenit: Roma është në rrugën e duhur

Futboll

Abraham pas fitores ndaj Leverkusenit: Roma është në rrugën e duhur

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:19
Abraham

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, duke folur për “DAZN”, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Bayer Leverkusenit.

‘Romakët’ mbrëmë mundën Leverkusenin (1-0), në gjysmëfinalen e Europa League, duke bërë një hap të madh drejt finales së kësaj garë joshëse.

Sulmuesi anglez thotë se e gjithë skuadra e tij dha 100 përqindëshin në duel me gjermanët e Leverkusenit.

Sipas Abraham, ndeshja kthyese nuk do të jetë aspak e lehtë, por ai mendon se Roma është në rrugën e duhur.

“Ne të gjithë dhamë 100%. E dinim se ata janë një ekip i shkëlqyer, por të gjithë u mbrojtëm mirë dhe sulmuam së bashku.

E dimë se do të jetë e vështirë në ndeshjen e dytë, por ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat