Pochettino gjithnjë e më pranë Chelseat

Futboll

Pochettino gjithnjë e më pranë Chelseat

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:56
Pochettino e Lukaku

Mauricio Pochettino është një hap larg konfirmimit në krye të Chelsea-t.

Në përfundim të këtij sezoni, ish trajneri i Tottenham dhe PSG do të marrë drejtimin e klubit londinez, për këtë nuk kanë asnjë dyshim mediat angleze.

“Daily Mirror,” shkon edhe më tej, duke zbuluar lëvizjet e para të teknikut argjentinas.

Sipas të përditshmes angleze, Pochettino do të vlerësojë rikthimin e Lukakut, me belgun që i përfundon huazimi tek Inter në fund të këtij sezoni.

Në grupin aktual të Chelsea-t nuk ka një qendërsulmues, për këtë arsye, Pochettino do ta vlerësojë me qetësi opsionin për rikthimin e Lukakut. Dejtuesit e Interit nëse do të futen në negociata me Chelsea-n për të zgjatur huazimin e belgut me një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat