Mourinho merr lajmin e mirë pas fitores

Futboll

Mourinho merr lajmin e mirë pas fitores

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:08
Tifozët

Roma fitoi 1:0 gjysmëfinalen e parë të Europa League përballë Bayer Leverkusen. Goli i 20-vjeçarit Bove afron skuadrën e Jose Mourinhos me kalimin në finalen e madhe që do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit.

Ndërkohë, te Roma presin zyrtarizimin e rinovimit me Chris Smalling.

Mbrojtësi anglez mungoi përballë “Aspirinave” për shkak të tërheqjes muskulore që e mban jashtë fushave prej 20 prillit.

Agjenti i tij, James Featherstone ishte i pranishëm në “Olimpico”. Sot postoi një videostory nga Trigoria, qendra stërvitore e Romës.

Shtypi italian shkruan se marrëveshja e rinovimit është arritur dhe tani pritet vetëm firma e lojtarit mbi kontratën e re.

33-vjeçari anglez do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas deri në vitin 2025. Pagës së tij sezonale (rreth 3.8 milionë euro në sezon) do t’i shtohen bonuset në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë.

Smalling është pjesë e Romës prej verës së vitit 2019. Sezonin e parë e kaloi i huazuar në Serie A, më pas verdhekuqtë e bënë të vetin për 15 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat