Pioli: Le të jetë stimul për t’u përgatitur më mirë për derbin

Futboll

Pioli: Le të jetë stimul për t’u përgatitur më mirë për derbin

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:21
Pioli

Milan duket se nuk do di të dalë nga momenti i vështirë, ndërsa është mundur me rezultatin 2:0 nga Spezia në kampionat, duke rrezikuar pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Duke folur për “Milan TV” pas këtij takimi, trajneri Pioli u shpreh se le të jetë kjo humbje stimul për t’u përgatitur më mirë për derbin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League, me ndeshjen e parë që e humbi me rezultatin 0-2 ndaj Inter.

“Padyshim një zhgënjim, pas një pjese të parë të mirë, jo të jashtëzakonshme por të mirë, bëmë më pak në pjesën e dytë.

Nuk është performanca që donim, ne duhet të përdorim si stimul dhe të përgatitemi për të bërë shumë më mirë të martën”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat