Tifozët e Milanit “dirigjojnë” futbollistët pas humbjes ndaj Spezia-s

Futboll

Tifozët e Milanit “dirigjojnë” futbollistët pas humbjes ndaj Spezia-s

Më: 14 maj 2023 Në ora: 11:39
Tifozët e Milanit dhe lojtarët

Milani humbi ditën e djeshme nga Spezia në transfertë me rezultatin 2-0.

Në prag të sfidës së kthimit ndaj Interit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, nuk ishte ajo që u duhej “kuqezinjve”, pasi dëmton më shumë gjendjen psikologjike.

Në përfundim të sfidës, ultrasit e Milanit i kanë thënë kapitenit Kalabria të bashkohej aty pranë bashkë me lojtarët e tjerë, pasi tifozët kryesorë të Milanin kishin disa fjalë për të ndarë.

“Curva Sud” u ka kërkuar lojtarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë një reagim në derbin ndaj Interit mbrëmjen e së martës.

Ndërkohë që këto fjalë duket se u kanë kaluar nëpër zemër sepse pasi u kthyen në dhomat e zhveshjes, ata janë dëgjuar duke bërtitur “Hajde le të luftojmë, forza duam 11 luanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat