Guardiola: Skuadra është e lodhur

Futboll

Guardiola: Skuadra është e lodhur

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:44
Guardiola

Pep Guardiola ka uruar Erling Halandin për vlerësimin e gazetarëve, ndërsa tha se dëshiron të fitojë çdo kompeticion me Sitin.

“Mendoj se është një çmim i merituar. Urime atij!

Ndonjëherë lojtarët ambientohen më shpejt. Ne luajmë për të fituar çdo kompeticion. Nuk mendoj se Halandi është i lodhur.

Skuadra është e lodhur në përgjithësi, por ne kemi 6 ose 7 ndeshje të mundshme deri në fund dhe nuk janë shumë.

Mendoj se Arsenali do t’i fitojë tri ndeshjet e tyre.

Që të jem i sinqertë, unë do të dëshiroja që ata të linin pikë, por unë mendoj se ata do të fitojnë 9 pikë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat