Bellingham mund të qëndrojë në Gjermani

Futboll

Bellingham mund të qëndrojë në Gjermani

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:35
Bellingham

Prej disa javësh tashmë, në mediat spanjolle e gjermane, por edhe gjerësisht në mediat evropiane, po përflitet gjithnjë e më shumë, për kalimin e talentit anglez të mesfushës, Jude Bellingham, nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, te “galaktikët” e Real Madrid.

Mirëpo, ditën e sotme, në një intervistë për mediat lokale, Drejtori sportiv i Dortmund, njëkohësisht dhe një legjendë e klubit,

Sebastian Kehl nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit të Bellingham në Gjermani edhe për një sezon, në rast se ekipi i interesuar për 19-vjeçar nuk pranon të paguaj shifrën e vendosur nga klubi “verdhezi”.

“Bellingham nuk ka një klauzolë të caktuar dhe ai ka ende 2 vite në kontratën e tij. Ai është një lojtar që ka vlerë të madhe për ne dhe kushdo që e kërkon duhet ta paguajë çmimin.

Shitja e tij mund të sjellë shumë para dhe ky është një variant për të cilin ne kemi gjetur zgjidhje në të kaluarën.

Megjithatë Bellingham është një lojtar që nuk mund të zëvendësohet me askënd. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm për nivelin që ka arritur deri më tani dhe potencialin e madh që ka”,- tha Kehl përsa i përket largimit të mesfushorit anglez nga “Signal Iduna Park”, këtë merkato vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat