Ish-portieri i Milanit karikon ekipin

Futboll

Ish-portieri i Milanit karikon ekipin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:05
Christian Abbiati

Ish-portieri i Milanit, Christian Abbiati ka folur për mediet italiane në lidhje me aktin e dytë midis Inter-Milanit  për gjysmëfinalet e Champions League.

Normalisht ai shpreson për një kualifikim të “Kuqezinjve” teksa njëkohësisht ai flet me elozhe të larta për 2 pikat kyçe të ekipit si Maignan e Leao.

“Jam habitur nga Maigan, nuk e njoh personalisht por është njësoj si Courtois.

Për mua është një nga portierët më të fortë në botë.

Do të doja që në vendin e tij të ishte nxënësi im Gigio Donnarumma, është një portier i cili ka dhunti të dhuruara nga vetë zoti, ka shumë cilësi.

Sidoqoftë, edhe ai gabon, padyshim për mua largimi i tij ishte një gabim nga ai.

Çfarë mendoni për ndeshjen e sotme?

“E vështirë është, por nuk duhet të shfaqin shenja dorëzimi, jo çdo ditë luan në gjysmëfinale të Champions League. Forca Milan !

Te cili lojtar, mbani shpresa në ndeshjen e sotme?

“Padyshim shpresat i kam te Leao është një fenomen. Me Piolin ai po rritet çdo ditë, ka një talent të paparë.”

Mbyll kështu intervistën, ish-portjeri i Milanit Christian Abbiati. Portjeri me Milanin ka fituar një Champions League dhe 3 kampionate të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat