Liga e Kampionëve, sot mësohet finalisti i fundit

Futboll

Liga e Kampionëve, sot mësohet finalisti i fundit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Interi është skuadra e cila veçse e ka siguruar biletën e parë drejt finales së Ligës së Kampionëve në Stamboll.

"Nerazzurët" eliminuan në gjysmëfinale rivalin lokal Milanin, të cilin e mposhti brenda dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Ndërkaq, Interi sot do ta kuptojë edhe kundërshtarin në finalen e garës më prestigjioze evropiane.

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi "Etihad" do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Çdo gjë mbetet e hapur sa i përket skuadrës që siguron finalen, pasi që në ndeshjen e kaluar në "Santiago Bernabeu" Reali dhe Ciy barazuan 1:1, me golat që u shënuan nga Vinicius Junior dhe Kevin De Bruyne.

21:00 Manchester City - Real Madrid (Stadiumi Etihad).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat