Buffon “shenjtëron” Maignan dhe Onanën

Futboll

Buffon “shenjtëron” Maignan dhe Onanën

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:41
Buffon

Gjatë fjalës së tij në “Sky Sport”, Gigi Buffon foli edhe për performancën e portierëve të Interit e Milanit, André Onana dhe Mike Maignan: “Maignan nuk është befasi, ai tashmë kishte treguar qartë se çfarë ishte në gjendje të bënte vitin e kaluar.

Onana e dëshmoi veten bindshëm, tregoi personalitet dhe shpatulla të gjera për portën e Interit, të cilën e mbronte Handanoviç. Për atë që tregojnë në fushë meritojnë të konsiderohen mes 5 portierëve më të mirë në botë. Nuk mendoj se jam duke iu dhënë atyre ndonjë gjë që nuk e meritojnë”.

Portieri i Parmës, Gigi Buffon, foli gjithashtu për ndeshjen kundër Venecias dhe “play off”-in e ngjitjes në Serie A:

“Nuk mund të jap këshilla, sepse jeta të tregon se gjithmonë mund të mësosh. Unë nuk kam kaluar asnjëherë përmes ‘play off’-it dhe fakti që në moshën 45-vjeçare më duhet të përballem me këtë gjë më buzëqesh dhe pëlqen.

Vijmë mirë në këtë takim, rruga jonë në muajt e fundit ka qenë bindese dhe në rritje.

Skuadrat me të cilat do të luftojmë janë të pajisura të paktën aq sa ne me potencial, por shpresojmë te ngjitja në Seria A. Si gjithmonë, detajet do të bëjnë diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat