Abraham: James kërkon të rikthehem në Chelsea

Futboll

Abraham: James kërkon të rikthehem në Chelsea

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:55
Abraham e James

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, ka zbuluar se ish-bashkëlojtari i tij te Chelsea, Reece James dëshiron rikthimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

Abrahami dy vjet më parë iu bashkua ‘romakëve’ nga Chelsea. Abraham është i lidhur me rikthimin në Londër.

Abraham thotë se flet me disa lojtarë të Chelsea-s. Sipas tij, James dëshiron rikthimin e tij tek ‘Blutë’ e Londrës.

“Unë ende flas me shumë lojtarë të Chelseat. James gjithmonë më kërkon të kthehem.

Ne jemi rritur së bashku si grup dhe jemi njohur për shumë vite”, ka thënë Abraham.

“Lojtarët si Mount, Rice dhe Nketiah u rritën me mua në të njëjtin mjedis. Kemi luajtur shumë turne, kemi udhëtuar së bashku. Ne i kemi ndarë rrugët, por ende i mbajmë ato kujtime”, ka theksuar sulmuesi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat