Perez dërgon me mision “fantazmën” për të mbyllur super operacionin

Futboll

Perez dërgon me mision “fantazmën” për të mbyllur super operacionin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:11
Perez

Real Madrid i ka dhënë fund aventurës në Champions League mbrëmjen e së mërkurës pas humbjes 4-0 të pësuar në Etihad kundër Manchester City-t.

Megjithatë, humori i tifozëve të Los Blancos mund të përmirësohet në orët e ardhshme.

Sipas SportBild, në fakt, Jose Angel Sanchez, administrator i deleguar i madrilenëve pritet të jetë në Dortmund në orët e ardhshme për të përshpejtuar blerjen e Jude Bellingha.

Për të bindur verdhezinjtë, Fantazma, ky është pseudonimi i drejtuesit te klubit spanjoll për punën e tij në prapaskenë, do të ofrojë mbi 100 milionë euro plus bonuse.

Ish-ylli i Birmingham-it duket se do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me 20 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat