Kupa e Flamurit

Futboll

Kupa e Flamurit

Më: 19 maj 2023 Në ora: 00:18
Flamur Tairi

Futbollistët e Struga Trim Lum nuk kanë kohë për pushim.

Pas titullit kampion të parin në historinë e re të klubit, struganët, të shtunën, i pret edhe finalja e kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Makedonija GJP..

Ambiciet e Struga Trim Lum janë që të ngadhënjejnë edhe në kupë dhe të fitojnë kurorën e dyfishtë. Flamur Tairi është optimist i madh.

“Besoj dhe shpresoj se po. Po, sepse besoj te ekipi jonë, kemi kualitet për ta fituar ndeshjen finale të kupës”, deklaron Flamur Tairi, njëri nga dy kapitenët e Struga Trim Lum.

32-vjecari folie edhe për emocionet e titullit kampion.

“Emocione të bukura. Të fitosh titullin kampion me klubin e qytetit ku je rritur e lindur është kënaqësi dhe krenari.

Titullin ia dedikoj familjes time dhe gjithë tifozëve struganë”, ka thënë Tairi.

Struga Trim Lum do të luaj në finale kundër Makedonija GJP (fitues aktual) ditën e shtunë me fillim prej orës 17:00 në terenin e FFM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat