Viniciusi: Do të kthehemi t’ju argëtojmë sërish

Futboll

Viniciusi: Do të kthehemi t’ju argëtojmë sërish

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:54
Viniciusi

Tek Reali i Madridit është kohë reflektimi pas eliminimit nga Liuga e Kampioneve përballë Mançester Sitit.

Dy brazilianët e sulmit të Realit, Vinicius Zhunior dhe Rodrigo Goesh janë të bindur se dhimbja nga eliminimi do të kthehet në forcë në Madrid.

Sipas tyre, Madridi dhe sezonin e ardhshëm do të kthehet “më i fortë” në Champions League dhe në La Liga.

“Ne do t’ju japim gëzim përsëri… Madridi kthehet gjithmonë!”, ka qenë mesazhi i Vinicius Zhunior në rrjetet sociale.

Në të njëjtën linjë me të u shpreh edhe Rodrigo. “Momente si këto janë shumë të vështira. Por ne do të kthehemi… edhe më të fortë”, ka shkruar ai në rrjetet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat