Manchester United nis negociatat me PSG-në për transferimin e Neymarit

Futboll

Manchester United nis negociatat me PSG-në për transferimin e Neymarit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:36
Neymar

Skuadra e Manchester Unitedit i ka nisur negociatat për transferimin e brazilianit Neymar nga PSG, shkruan “L’Equip”.

Sipas të përditshmes francez, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë kontaktuar me drejtuesit e Paris Saint-Germain për të mësuar se në çfarë kushtesh mund ta marrin futbollistin e kombëtares braziliane.

Manchester United preferon ta marrë Neymarin në formë huazimi, por t'ia paguajë pagën e tij të plotë. PSG nga ana tjetër dëshiron ta shesë sulmuesin 31-vjeçar, i cili këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar 13 gola e 11 asistime, por aktualisht është i lënduar.

Raportohet se Neymar ka biseduar me bashkatdhetarin e tij Casemiro, i cili po përpiqet maksimalisht ta bindë që t'i bashkohet në “Old Trafford”.

Sulmuesi brazilian ka vendosur të largohet nga “Parc de Princes” pasi nuk i pëlqen fakti që roli kryesor në skuadër i jepet Kylian Mbappes, derisa ka problem edhe me tifozët e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat