Dortmund me një dorë te titulli

Futboll

Dortmund me një dorë te titulli

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:32
Dortmund

Dortmundi dhe Bayern Munich do të kenë “valsin e fundit” të shtunën pasdite, ku do të vendoset dhe skuadra kampione e Gjermanisë. Verdhezinjtë kanë në dorën e tyre të rikthehen tek titulli kampion pas 10 vitesh, periudhë që ka triumfuar gjithmonë Bayern.

Në Dortmund vizitor do të jetë Mainz, që ndodhet në mesin e klasifikimit pa pretendime për zonën europiane dhe e parrezikuar nga rënia nga kategoria. Verdhezinjtë janë më të motivuar se kurrë, pasi një fitore do u jepte atyre titullin kampion, trofeun më të rëndësishëm në Gjermani.

Nga “Signal Iduna Park” në “RheinEnergieStadion” është një distancë prej 96 km rrugë tokësore, aty ku Bayern kampion në fuqi jo vetëm do të tentojë që të marrë maksiumin ndaj Koln, por pret dhe një dhurarë nga Mainz. Bavarezët shkatërruan në pak ditë atë që kishin ndërtuar, pasi u eliminuan nga Champions, humbën Kupën e Gjermanisë e tani mund të dorëzojnë dhe kurorën e kampionit.

Unioni i Berlinit dhe Freiburg do të diskutojnë mes tyre biletën e fundit për Champions, me kryeqytetasit që nëse fitojnë ndeshjen e tyre me Werder Bremen luajnë në grupet e Champions edicionin e ardhshëm, ndërkohë që Freiburg jo vetëm duhet të fitojë ndeshjen me Eintracht Frankfurt, por dhe të shpresojë në gabimin e Unionit.

Java e fundit e Bundesligës rezervon duel drithërues jo vetëm për titullin e zonën europiane, por dhe për mbijetesë. Hertha e Berlinit ra nga kategoria matematikisht, e tani pritet se kush do të jenë skuadra që do e shoqërojnë dhe ajo që do të renditet në vendin e play-off.

Schalke luan në transfertë me Leipzig dhe jo vetëm do i duhet që të fitojë ndeshjen e saj, por të shpresojë që Bochum të gabojë në ndeshjen me Leverkusen, ose Stuttgart të mos marrë maksiumin e pikëve me Hoffenheim.

Si Bochum dhe Stuttgart nëse marrin maksimumin evitojnë rënien direkte dhe Bochum do të luante ndeshjen shtesë për qëndrimin në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat