Osimhen në krye të listës së Chelsea-s, ja sa kërkon Napoli

Futboll

Osimhen në krye të listës së Chelsea-s, ja sa kërkon Napoli

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:35
Victor Osimhen

Ylli i Napolit, Victor Osimhen është një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj verë.

Sulmuesi nigerian kërkohet nga top-klubet evropiane.

Por, sipas medieve britanike, Osimhen është në krye të listës së Chelseas, skuadër kjo që tashmë është hedhur në sulm për ndërtimin e një skuadre të denjë pas ‘dështimit’ të londinezëve këtë sezon të garave.

Chelsea do të provojë që gjatë kësaj verë, ta bind nigerianin për transferim në ‘Stamford Bridge’, edhe pse ‘Blutë’ e Londrës do të jenë jashtë Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thuhet se kërkon të paktën 150 milionë euro për asin e tyre, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Manchester United dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat