Kapiteni i Vëllazërimit flet pas shortit: Besojmë në kualitetin tonë

Futboll

Kapiteni i Vëllazërimit flet pas shortit: Besojmë në kualitetin tonë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:37
Abdulla Sejdini

Vëllazërimi i Kërçovës ka mësuar kundërshtarin e tij për ndeshjen e balotazhit për hyrje në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë.

Skuadra kërçovare do të jetë kundërshtari i Bashkimit nga Kumanova.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, të dielën me fillim prej orës 17:00.

Pasi ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka folur edhe kapiteni i Vëllazërimit, Abdulla Sejdini, i cili tha se fati e deshi që në balotazh të takohen dy ekipe shqiptare.

Ai e vlerëson Bashkimin, duke thënë se bëhet fjalë për një ekip të konsoliduar dhe me një tifozëri të zjarrtë. Sejdini pohon se do të jetë vështirë, por besojnë në kualitetin e tyre.

“Sot, fati e deshi që në ndeshjen e balotazhit të takohemi me ekipin shqiptar nga Kumanova, KF Bashkimi.

Bëhet fjale për një ekip të konsoliduar, për një ekip që e njohim mirë, me traditë dhe me një përkrahje të sinqertë nga tifozëria e tyre.

Do të jetë një ndeshje derbi, një ndeshje e vështirë, por NE besojmë në kualitetin e ekipit tonë. Jemi të gatshëm të japim maksimumin në fushë që nga kjo ndeshje Vëllazërimi të dali me rezultat pozitiv dhe të kthehet aty ku e ka vendin – në Ligën e Dytë!”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat