Dybala në dyshime për finalen e Europa Leagues

Futboll

Dybala në dyshime për finalen e Europa Leagues

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:13
Dybala

Paulo Dybala mund të humbasë finalen e Europa Leagues ku Roma luan kundër kampionit të gjashtëfishtë, Sevillas.

Kjo sipas trajnerit të klubit romak, Jose Mourinho, i cili ka folur të enjten për mediat.

Argjentinasi, i cili ka shënuar gjashtëmbëdhjetë gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat këtë sezon, nuk është rikuperuar ende plotësisht pas një lëndimi në fund të muajit të kaluar.

"Unë nuk mendoj se ai mund të luajë. Do të isha i lumtur nëse Paulo mund të ishte në stol dhe të luante pesëmbëdhjetë ose njëzet minuta. Dybala është ende me mjekët", u ka thënë gazetarëve trajneri portugez. 

Finalja e Europa League zhvillohet të mërkurën në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat