Southgate: Guehi, Dunk e Ming po luajmë mirë, por u mungon “eksperienca”

Futboll

Southgate: Guehi, Dunk e Ming po luajmë mirë, por u mungon “eksperienca”

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:39
Southgate e Maguire

Mungesa e minutave me fanellën e “djajve të kuq”, duket se mund t’i kushtojë shumë qendërmbrojtësit anglez, Harry Maguire, i cili mund të humbasë një vend si titullar në Kombëtaren angleze, pavarësisht se tekniku Southgate e ka konsideruar 30-vjeçarin, si “zgjedhje të parë” për fanellën e “3 luanëve”.

Pas përfundimit të Kupës së Botës, në dhjetor të vitit të shkuar, Maguire ka nisur vetëm 3 herë ndeshjet si titullar te “djajtë”, gjë e cila nuk e mbush fort mendjen e teknikut Southgate, i cili kërkon lojtarë cilësorë për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024 e një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri.

“Është një situatë që nuk mund të zgjasë përgjithmonë, e njëjta gjë vlen dhe për Kalvin Phillips .

Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe në rastin e Kalvin ne nuk kemi shumë lojtarë që mund të përdoren si “strumbullar” i vetëm.

Për t’u rikthyer te Maguire, ne kemi në Marc Guehi, Lewis Dunk e Tyrone Mings lojtarë që po bëjnë mirë, por pa të njëjtën eksperiencë në nivel ndërkombëtar”,- u shpreh tekniku Southgate, teksa e bëri të qartë, që e vetmja gjë, e cila favorizon Maguire është eksperienca e tij me fanellën e “3 luanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat