Presidenti i La Liga kundër sistemit VAR

Futboll

Presidenti i La Liga kundër sistemit VAR

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:13
Javier Tebas

Presidenti i La Liga kundër sistemit VAR!

Që prej sezonit 2018-2019, Kampionati spanjoll i futbollit, La Liga përdor sistemin “VAR” për të parë më imtësisht ndërhyrjet apo pozicionet jashtë loje që “syri i lirë” apo kamerat e stadiumit në të cilin luhet ndeshja, nuk i kapin siç duhet.

Mirëpo, ditët e fundit, në Spanjë po qarkullojnë “thashetheme”, se La Liga kërkon të “braktisë” përdorimin e këtij sistemi, për arsye ekonomike, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediat spanjolle.

Në raportimeve e këtyre të fundit, zbulohet se skuadrat e La Liga dhe veçanërisht Presidenti i saj, Javier Tebas janë kundër pagesës së tarifës prej 3 milionë eurosh për përdorimin e teknologjisë, teksa nuk dihet nëse ky vendim do të merret për sezonin e radhës apo nuk do të merret fare dhe do të ngelin thjesht “thashetheme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat