Liverpool-i e do edhe asin e Bayern Munih

Futboll

Liverpool-i e do edhe asin e Bayern Munih

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:34
Joshua Kimmich

Liverpool-i është një nga klubet e mëdha evropiane që është e interesuar për Joshua Kimmich e Bayern Munih.

Sipas medieve britanike, ‘The Reds’ do të provojnë që të transferojnë gjermanin, i cili me gjasë në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Bavarezët’.

Kimmich është në ‘radarët’ e Barcelonës dhe Arsenalit, por tashmë në garë është futur edhe Liverpool-i.

Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Jurgen Klopp pas një sezoni të ‘dështuar’, tashmë është duke menduar ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri.

Kimmich mësohet se është në listën e strategut gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat