Ulpiana - Liria, sfidë drithëruese

Futboll

Ulpiana - Liria, sfidë drithëruese

Nga: K. G. Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:30
FC Liria

Liria e Prizrenit është gati për përballjen e barazhit ndaj Ulpianës së Lipjanit.

Ballafaqimi zhvillohet nesër në orën 15.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Liria si e dyta e Grupit A ndeshen me Ulpianën që u rendit në pozitën e dytë të Grupit B të Ligës së Parë të Kosovës.

Fituesi i kësaj sfide do të ballafaqohet me ekipin që renditet në pozitën e tetë në Superligë, Ferizajn apo Trepçën ’89.    

“Liria e gatshme pret ballafaqimin e të shtunës!

Po bëhen përgatitjet e fundit për ndeshjen e barazhit, Ulpiana - Liria, që luhet të shtunën në Klinë.

Liria, në përfundim të edicionit 2022/2023 u radhit e dyta në klasifikim, ku me më pak fat, do të ishte inkuadruar direkt në Superligë.

Mirëpo, tashmë në skuadër janë të përqendruar, se si të kalohet me sukses sfida me Ulpianën.

Është kjo ndeshja e barazhit që përplas skuadrat e radhitura në vendin e dytë në grupin A dhe atë B.

Mobilizimi për këtë ndeshje është i gjithanshëm. Drejtuesit e klubit, shtabi teknik, futbollistët dhe adhuruesit , të prirë nga Arpagjik't, tashmë janë në fazën finale të përgatitjeve.

Tribuna Lindore, do të jetë hapësira ku do të vendosen tifozët e Lirisë, që me siguri do të jetë e stërmbushur.

Nga aty do të jehojë edhe përkrahja për ‘bardhezinjtë’, që zatën s’ka munguar as gjatë kampionatit.

Liria, është e përkushtuar si kurrë më parë. Me mbështetjen e tifozëve dhe me cilësinë që ka, do të arrijë të kalojë sfidën e quajtur Ulpiana, duke hapur rrugën për ndeshjen e radhës me skuadrën e Superligës, që do të radhitet e teta në fundjavë.

Ne, do tu mbajmë të informuar lidhur me zhvillimet që kanë të bëjnë dhe përgatitjet për ndeshjen e të shtunës, në radhë të parë për paisjen me bileta për të interesuarit.

Ndeshja, Ulpiana-Liria, luhet të shtunën 27.05.2023, në ora 15:00 në Klinë”, shkruan në faqen e FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat