​Xhaka starton për Arsenalin në ndeshjen që mund të jetë e fundit për të me këtë klub

Futboll

​Xhaka starton për Arsenalin në ndeshjen që mund të jetë e fundit për të me këtë klub

Më: 28 maj 2023 Në ora: 17:19
Granit Xhaka

Arsenali do të ballafaqohet me Wolverhamptonin në xhiron e fundit të Premier Ligës që starton nga ora 17:30.

Nga minuta e parë do të luajë mesfushori Granit Xhaka dhe kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të me skuadrën e Mikel Artetas.

Reprezentuesi zviceran pritet të largohet nga Londra dhe klubi i tij i ardhshëm mund të jetë Bayer Leverkuzen në Gjermani.

Pak orë para kësaj ndeshje, Xhaka postoi në Instagram një fotot me mbishkrimin “Falemnderit Gunners”.

Xhaka ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë sezon për Arsenalin që mban pozitën e dytë në tabel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat