Rafael Leao ka folur në lidhje me mbrojtësit që e kanë vënë atë më shumënë vështirësi gjatë karrierës së tij.
Talenti i Milan-it është me të vërtetë i papërmbajtshëm në fushë kur ka hapësirë përpara, dhe janë të pakët ata që kanë arritur ta ndalojnë vrapin e tij në krahun e majtë.
Vetë futbollisti ka përmendur emrat e më të mirëve në You Tube, duke befasuar tifozët: “Sigurisht Thiago Silva. Është një lojtar shumë i fortë, ekspert dhe me shumë cilësi”, ka thënë portugezi.
Më pas ylli kuqezi ka përmendur edhe një futbollist të Serisë A: “Duhet të them se edhe Danilo-n (mbrojtës i Juventus-it) është shumë i fortë”.
Portugezi dhe braziliani do të sfidohen mbrëmjen e sotme në Allianza Stadium. Do të shohim se kush do ta fitojë përballjen, mbrojtësi brazilian i bardhezinjve apo sulmuesi luzitan i kuqezinjve.