Drita: Ishte kërkesa e kapitenit 

Futboll

Drita: Ishte kërkesa e kapitenit 

Nga: K.G. Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:56
Ardian Limani

Ardian Limani ka ndarë rrugët me klubin e futbollit Drita.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur ndarjen me futbollistin dhe kapitenin. 

“Pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që t’i ndajmë rrugët e bashkëpunimit.

Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirëkuptim, ta lëmë të lirë në mënyrë që tu krijohet hapësirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij.

Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Paq fat Kapiten”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat