Ederson dhe besëtytnia e çuditshme

Futboll

Ederson dhe besëtytnia e çuditshme

Më: 31 maj 2023 Në ora: 16:59
Ederson

Ylli i Manchester Cityt, Ederson, ka zbuluar besëtytninë e çuditshme që ai beson se e ka ndihmuar të fitojë shtatë tituj në tetë vjet.

Portieri, 29 vjeç, është bekuar me sukses gjatë gjithë karrierës së tij si lojtar, duke fituar trofe me Manchester City, Benfica dhe kombëtaren e Brazilit.

Megjithatë, ai beson se ky sukses varet nga më shumë se vetëm aftësia e tij, e shokëve të skuadrës dhe e trajnerëve.

Në vend të kësaj, ai ia jep meritën e këtyre triumfeve te veshja e të njëjtave mbathjeve gjatë një sezoni të tërë.

Duke folur në një intervistë për TNT Sports përmes Record, Ederson zbuloi zakonin e veçantë.

Ai mes të qeshurave tha: “Kam besëtytninë të vesh të njëjtat mbathje në çdo ndeshje. Është gjithmonë njësoj! Edhe njerëzit këtu në shtëpi e dinë, tashmë i lënë në këndin e tyre.

“Është i vetmi (supersticion) që kam. E kam pasur që nga koha e Benfica-s. Vitin e parë ishte kështu: kur luaja, e përdora. Dhe në tetë vitet e fundit kam fituar 7 tituj kombëtarë. Ka funksionuar”.

Që kur mbërriti te Manchester City në vitin 2017, Ederson ka fituar tri herë çmimin Doreza e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat