Benzema bisedon sot me Real Madrid për të ardhmen e tij

Futboll

Benzema bisedon sot me Real Madrid për të ardhmen e tij

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 08:15
Karim Benzema

Karim Benzema do të takohet gjatë ditës së enjte me bordin e Real Madrid për të biseduar rreth të ardhmes së tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi francez ka pasur oferta gjatë javëve të fundit.

Ndërsa me joshëse është ajo nga klubi i Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Arabët janë optimist së kanë bindur Benzema, i cili nga sezoni i ardhshëm mund të jetë kundërshtar i ish bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo që është pjesë e Al Nassr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat