Zbulohen dy kandidatët për stolin kuqeblu

Futboll

Zbulohen dy kandidatët për stolin kuqeblu

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 11:55
Vllaznia

Vllaznia ka konfirmuar dje largimin e trajnerit maqedonas, Goce Sedloski.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falënderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, citohej në njoftimin e kuqebluve.

Ndërkohë, së fundmi kanë dalë në skenë disa kandidatë për pankinën, teksa më i lakuari është 44-vjeçari nga Shkupi, Ardian Nuhiu, i cili ka drejtuar Dritën e Gjilanit në sezonin e kaluar.

Kandidat për pankinën është gjithashtu edhe trajneri që mbylli sezonin te Kastrioti, Emiljano Çela. Megjithatë, klubi po merr kohë për të vendosur për trajnerin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat