Alimin e kërkojnë klube ambicioze të Ligës së dytë!

Futboll

Alimin e kërkojnë klube ambicioze të Ligës së dytë!

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:53
Armend Alimi

Armend Alimit i ka përfunduar kontrata me Rabotnickin e Shkupit dhe tani është lojtar i lirë.

Mesfushori me përvojë të madhe nga Kumanova dhe skuadra shkupjane duhet të ulen për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Për Alimin ka interesime edhe nga disa klube ambicioze të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut.

Në ditë në vijim do të shihet, nëse Alimi do të merret vesh me “romantikët” ose do të vazhdoj karrierën në ndonjë klub që ka ambicie të mëdha për në elitën e futbollit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, 35-vjecari ka luajtur për Bashkimin dhe Milamo e Kumanovës, Istrën nga Kroacia, Orebron e Suedisë, Ermis dhe Nea Salamis nga Qipro, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi me Rabotnickin.

Me Shkëndijën, ai ka fituar tituj kampioni, ndërsa ka luajtur edhe në kualifikimet e Ligës së kampionëve dhe të Europës.

Janë të paharrueshme ndeshjet me Milanin në San Siro, Rosenborgun norvegjez, Gentin e Blegjikës dhe shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat