Abraham mes Romës dhe Premier Leagues

Futboll

Abraham mes Romës dhe Premier Leagues

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:42
Abraham

Tammy Abraham ka një vendim të madh për të marrë këtë verë. 

Reprezentuesi anglez nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon për Romën dhe është përmendur një rikthim në Premier League.

Newcastle është shfaqur si një destinacion i mundshëm për futbollistin e gjithashtu edhe Aston Villa. 

Gjatë këtij sezoni Abraham ka realizuar vetëm tetë herë në Serie A, për dallim me sezonin e kaluar ku kishte shënuar shtatëmbëdhjetë gola. 

"Në Chelsea njihesha si lojtar i akademisë dhe mendoj se duke ardhur këtu e kam kuptuar se është koha për të nxjerrë në pah personalitetin tim dhe për t'i treguar botës se çfarë mund të bëj.

Te Roma jam bërë më i sigurt dhe kam mësuar shumë për veten time", ka thënë Abraham.

Abraham më herët ka luajtur edhe te Bristol Citye e Swansea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat