Ten Hag: Zemërthyer, por krenar për ekipin tim

Futboll

Ten Hag: Zemërthyer, por krenar për ekipin tim

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:11
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, zemërthyer nga disfata me Manchester City-n në FA Cup, gjithsesi vlerësoi paraqitjen e “Djajve të Kuq” kundër rivalëve ndërqytetas.

“Ne jemi zemërthyer, të zhgënjyer sigurisht, por thashë se jam krenar për ekipin tim. Ne bëmë shumë mirë, por pësuam dy gola të lehtë.

Gjithsesi mbetëm deri në fund në lojë me një shpirt të madh dhe një organizim shumë të mirë.

Kur luan kundër City-t dhe nuk je aspak inferior sa i përket lojës, sigurisht që është meritë e ekipit, por, nëse pranon gola të tillë, është zhgënjyese.

“Ky ekip tregoi elasticitet, karakter dhe personalitet. Ne e dimë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por kjo do të na bëjë më të mirë. Ishte një test për ne, nuk ia dolëm, por e konsiderojmë provë pozitive për sezonin e ardhshëm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat