Rashani asiston në fitore, Messi i jep lamtumirën PSG-së

Futboll

Rashani asiston në fitore, Messi i jep lamtumirën PSG-së

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2023 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

PSG ka festuar titullin e kampionit para shikuesve të vet.

PSG si vendas ka zhgënjyer duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Clemont-i, në takimin e javës së fundit të kampionatit francez.

Lionel Messi i jep lamtumirën PSG-së.

Kyei i Clermont në minutën e 37-të ka dështuar nga penalltia.

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është paraqitur titullar për Clermont. 

Ai ka asistuar në golin  e tretë përkatësisht të fitores në minutën e 63-të. 

Për Clermont shënuan Gastien (24'), Zeffane (45+1'), Kyei (63') dhe pë PSG-në realizuan Ramos (16') e Mbappe (21').

PSG është kampion me 85 pikë, ka një pikë më shumë se Lens dhe Clermont renditet në vend të tetë me 59 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat