Rrezikon finalen e Championsit

Futboll

Rrezikon finalen e Championsit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:46
Walker

Manchester City dhe Inter do të përballen më 10 qershor në finalen e madhe të Champions League.

“Qytetarët” pasi fituan dy trofe në Angli, Premier League dhe FA Cup tashmë janë në ndjekje të trofeut të tretë dhe ndër më të rëndësishmit sezonal.

Por, në prag të ndeshjes problemet fizike shqetësojnë teknikun Pep Guardiola duke qenë se në seancën e fundit stërvitore mungoi Kyle Walker.

Mbrojtësi që është rikthyer të jetë i rëndësishëm për mekanizmat e skuadrës angleze, mungoi për shkak të një mbingarkese muskulore. Mbetet për t’u parë si do të ndikojë kjo mungesë e Walker në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Ky i fundit në momentin që ndryshoi skemën duke përdorur variantin me tre lojtarë në mbrojtje, shprehu pakënaqësi për 32-vjeçarin, pasi alternativat nuk janë të shumta në prapavijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat