Ngjitja e Barit në Serie A sjell probleme

Futboll

Ngjitja e Barit në Serie A sjell probleme

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:50
Aurelio De Laurentis

Bari arriti të merrte një barazim shumë të rëndësishëm në transfertë ndaj Kaljarit, ku vetëm në minutën e 96 arriti të gjente golin.

Ky barazim, lë gjithçka të hapur për nmdeshjen e kthimit dhe skuadra fituese do të ngjitet në Serinë A italiane.

Nëse ngjitet Bari, Aurelio De Laurentis do të ketë probleme serioze.

Presidenti i Napolit së bashku me djalin e tij kanë edhe aksionet e Barit dhe rregullorja nuk e lejon që të ketë një pronar dy skuadra në të njëjtën kategori. Në këtë mënyrë, Bari që është nën pronësinë e Luixhi De Laurentis, duhet që të kalojë në pronësinë e dikujt tjetër që nuk ka lidhje me to.

Pak vite më parë një histori e ngjashme ishte ajo e Salernitanës me Lotiton.

Presidenti i Lacios u detyrua ta shiste klubin e tij dhe për shkak të afateve kohore që liga i vendosi, klubi u shit për vetëm 10 milionë euro teksa kërkesa e Lotitos ishte 60 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat