Ndihmësit të Guardiolës i humb babai në Stamboll

Futboll

Ndihmësit të Guardiolës i humb babai në Stamboll

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 11:32
Maresca e Guardiola

Ndihmësi i Pep Guardiolës, italiani Enzo Maresca nuk arriti ta shijojë si duhet triumfin e Manchester City-t në Ligën e Kampionëve, pas fitores minimale 1-0 ndaj Interit.

Kjo pasi babai i tij është zhdukur pa gjurmë në Stamboll dhe policia turke është vënë në lëvizje për ta gjetur.

Babai i Marescës ishte pranë stadiumit para ndeshjes, por më pas nuk dihet nëse ia doli të hyjë brenda apo jo.

Pas sfidës, ndihmësi i Guardiolës provoi të lidhej me të, por ishte e pamundur, teksa vuri menjëherë në alarm forcat e policisë turke për ta gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat