Flasin Duka dhe Duro: Në fushë kishte “sparkatë”, jashtë saj djalë i shkëlqyer

Futboll

Flasin Duka dhe Duro: Në fushë kishte “sparkatë”, jashtë saj djalë i shkëlqyer

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:33
Armand Duka - djathtas

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka foli në lidhje me dokumentarin e Ansi Agollit, të titulluar “Historia Ime”, premiera e të cilit do të jetë nga ora 21:00.

Presidenti u shpreh se Agolli është një djalë i shkëlqyer, ndërsa theksoi se nervat e fillimit të karrierës, nisi t’i menaxhonte më mirë me kalimin e kohës.

“Ansin e kam njohur gjatë gjithë karrierës dhe kam pasur shumë respekt për atë që ka transmetuar në fushë fhe jashtë saj.

E kanë vlerësuar të gjithë dhe ka arritur shumë herë kulmin në karrierë, është brez i lojtarëve që shkuan në Europian, e bënë këtë me dinjitet. Ka qenë për shumë vite pjesë e kombëtares, një djalë i shkëlqyer dhe shembull për t’u ndjekur. Familjar i mirë dhe ka gjithë notat më të mira.

Në fillimet e karrierës ka qenë pak nevrik, merrte kartona, por e korrigjoi. Jo duke u bërë tolerant, por duke qenë brenda rregullave. Jashtë fushe është djalë i drejtëpërdrejtë dhe me zeemër të bardhë”, tha Duka.

Sakaq, për gazetarin e SuperSport, Jurgen Zela u ndal të fliste edhe ish-mesfushori i kombëtares Klodian Duro i cili theksoi se Agolli brenda fushe ishte ndryshe nga Agolli jashtë fushës.

“Ansi jashtë fushe ishte e kundërta, se aty kishte grintë dhe sparaktë. Jashtë fushe ishte i qetë, kishte vlera.

Kemi shumë momente të bukura, për një kohë jo të pakët ndanim edhe dhomën bashkë në grumbullimet e kombëtares.

Ka shumë gjëra për të treguar, por dokumentari do të flasë vetë”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat