Caktohet kalendari i Kupës së Italisë

Futboll

Caktohet kalendari i Kupës së Italisë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:38
Kupa e Italisë

Kupa e Italisë e edicionit 2023-2024, ka që tani kalendarin e saj të ndeshjeve.

Ajo do të shohë si pjesëmarrëse 40 skuadra dhe me kalendarin që është paracaktuar në varësi të renditjes së edicionit që sapo mbyllet.

Sigurisht, rrugëtimi do të jetë i ndryshëm për skuadrat e kategorive të ulëta, të cilat luajnë që në gusht, ndërsa 8 skuadrat që kanë mbyllur në vendet e para në Serinë A këtë sezon, do të luajnë duke filluar nga faza 1/16, në janar 2024.

Sipas skemës së turneut, të gjitha raundet deri te gjysmëfinalet, do të luhen me një ndeshje të vetme me eliminim direkt. Që në çerekfinale mund të ketë përballje të mëdha, pasi Napoli mund të përballet me Juventusin, ndërsa do të ketë derbi mes Lacios dhe Romës.

Sipas skemës dhe ndarjes së skuadrave në bazë të renditjes, derbi i Milanos mund të luhet vetëm në gjysmëfinalet e turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat