Garë dyshe për trajnerin e Napolit

Futboll

Garë dyshe për trajnerin e Napolit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:30
Aurelio de Laurentiis

“Në tavolinë kam një listë me më shumë se 20 emra”.

Ishte kjo deklarata e pak ditëve më parë e presidentit të Napoli, Aurelio de Laurentiis.

Ai është ende në kërkim të një trajneri pas largimit të Luciano Spalletti, pak ditë pasi nxori Napolin kampion të Serie A.

Sipas mediave italiane, gara për trajnerin e ri të Napoli është reduktuar në një garë me 2 emra: Paulo Sousa dhe Christophe Galtier.

I pari ka drejtuar Salernitana sezonin e fundit dhe ka një marrëveshje paraprake me Napolin. Gjithsesi, ende nuk është zgjidhur i ngërçit të kontratës që ka me Salernitana (deri në vitin 2025).

Ndërsa Galtier mbetet ëndrra në sirtar për De Laurentiis, që e pëlqen shumë trajnerin që sezonin e fundit drejtoi PSG.

Edhe me të klubi napolitan ka patur disa kontakte, por ai kërkon një rrogë më të madhe se Sousa (5 milionë euro në sezon).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat