Selektori i Kosovës: Në këto situata nuk duhet të vendosim presion mbi lojtarët

Futboll

Selektori i Kosovës: Në këto situata nuk duhet të vendosim presion mbi lojtarët

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:59
Alain Giresse

Këtë të premten, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

E në prag të këtij takimi, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media.

I pyetur për lojtarët kosovarë që luajnë në mesfushë të cilët kanë pak minutazhë në ekipet e tyre përkatëse, Giresse tha se ata janë stërvitur dhe do të bëjnë maksimumin

Është koha e pushimeve dhe nuk kemi mundur t’i bllokojmë disa lojtarë.

Shpresojmë që Zhegrova të rikthehet, kurse Rashani fatkeqësisht do të mungojë në dy ndeshjet.

Nëse lojtarët tonë në mesfushë nuk kanë pasur minuta në ekipet e tyre, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur”, tha fillimisht ai.

Tutje, GIresse theksoi se lojtarët do të futen në lojë me motivimin më të madh për të arritur fitore.

“Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj loje.

Në këto situata nuk duhet të vendosim presion mbi lojtarët.

Ata do të futen në fushë me motivimin më të madh për ta fituar këtë lojë.

Ekipi i Rumanisë është ekip i mirë.

Ka stil të lojës të mirë. Do ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë për të arritur fitore”, u shpreh Giresse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat