Sulmuesi largohet nga Shkëndija

Futboll

Sulmuesi largohet nga Shkëndija

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:28
Valmir Nafiun

KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Valmir Nafiun për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.

Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen.

Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin.

Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur si huazim luajti te Koshice e Sllovakisë.

Nafiu është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija dhe ishte pjesë e ekipit të parë në vitin 2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e parë në histori si kampionë të vendit.

Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare,

Nafiu në vitin  2018 kthehet te Shkëndija ku ishte pjesë e dy titujve tjerë (2019 dhe 2021).

Ndërprerje me konsesus të kontratës është bërë edhe me mesfushorin Oktaj Rakip, i cili dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Boreci, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat