Agim Ademi jep lajm të mirë për Ilaz Mjakun 

Futboll

Agim Ademi jep lajm të mirë për Ilaz Mjakun 

Nga: K. G. Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:48
Ilaz Mjaku e Agim Ademi

Ilaz Mjaku ka tejkaluar me sukses sfidat që u ballafaquan tash e disa vite.

Tash ndihet shumë mirë me shëndet.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se Mjaku është shëruar plotësisht.    

“Sot e mirëprita në selinë e FFK-së, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku, i cili është kthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë të kaluar jashtë vendit për trajtim mjekësor. 

Ai tashmë është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të vazhduar kontributin e tij për futbollin e Kosovës, e në veçanti për atë të regjionit të Ferizajt.

Ilazi është njeri i jashtëzakonshëm dhe me shpirt të futbollit. 

Mungesa e tij për një periudhë ka qenë boshllëk i ndjeshëm në FFK, por tani ai është kthyer me forcën dhe vendosmërinë për të kontribuar sërish maksimalisht në sportin që e ka dashur gjithmonë. 

Ilazit i dëshirova shëndet të mirë, teksa së bashku si KE i FFK-së do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta ngritur tutje nivelin e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat