Kosova - Rumania, cilën kombëtare e favorizojnë kompanitë e basteve

Futboll

Kosova - Rumania, cilën kombëtare e favorizojnë kompanitë e basteve

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 11:50
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

‘Dardanët’ ka disa ditë që janë duke u përgatitur për duelin me rumunët, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Kombëtarja jonë mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me rumunët.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit, i cili dje u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Në dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka dy pikë, ndërsa Rumania gjashtë sosh dhe sonte duhet medoemos të marrim maksimumin, ndryshe mund të humbasim çdo shpresë.

Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre, derisa është Kosova ajo që po cilësohet favorite.

Sot koutat kanë lëvizur në favor të Kosovë pasi tash fitorja e ka kuotën 2.45, ndërsa ajo e Rumanisë 2.88. Barazimi ka kuotën 3.20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat