Sulmuesi njofton largimin nga Kukësi pas tre sezoneve

Futboll

Sulmuesi njofton largimin nga Kukësi pas tre sezoneve

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:15
Kukësi

Ergys Peposhi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Kukësit.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale, ku falenderon klubin për tre vitet që bashkëpunuan.

“Si çdo fillim ka dhe një fund.

Nga sot nuk do të jem më pjesë e Kukësit.

Falenderoj klubin për këto 3 vite që kemi kaluar bashkë me situatat e mira dhe ato të vështira.

Falenderoj të gjithë çunat që kam punuar me ta përgjatë këtyre viteve.

Faleminderit edhe tifozëve të Kukësit për mbështetjen që i bën ekipit në çdo moment.”, - shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat