Ibra dedikim Mino Raiolës

Futboll

Ibra dedikim Mino Raiolës

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 17:56
Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç me një postim ka përkujtuar të gjithë karrierën e tij me një dedikim ndaj Mino Raiolës.

Në postimin e tij, suedezi shkruante: “Filloi me një ëndërr, e cila u bë realitet. Linda në Malmo. U rrita në Amsterdam.

U bëra më i mençur në Torino. U bëra një luan në Barcelonë.

U rrita në Milano, por në Paris e pashë jetën ndryshe. U forcova në Mançester dhe u argëtova në Los Anxheles.

Dhe më në fund gjeta paqen në atdheun tim të ri, në Milano. Dhe trashëgimia që shpresoj të lë pas janë të gjithë Zlatanët e rinj që kam krijuar. T

Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë zjarr në sy. Mino, ia dolëm! Udhëtimi mbaroi. Ishte i mrekullueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat