Chelsea afër transferimit të yllit senegalez

Futboll

Chelsea afër transferimit të yllit senegalez

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:23
Nicolas Jackson

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka vendosur që ta aktivizojë klauzolën prej 35 milionë eurosh për të nënshkruar me Nicolas Jackson gjatë ditëve të ardhshme.

Chelsea është duke e diskutuar mënyrën e pagesës me Villarrealin, por ka vendosur që ta paguajë shumën e kërkuar prej 35 milionë eurove, raporton KosovaPress.

Chelsea ka provuar që të ofrojë lojtarë ose zgjidhje të tjera për ta transferuar Jackson, por që tani dëshiron që sa më shpejtë ta mbyll marrëveshjen pasi që edhe tre klube të tjera janë të gatshme që të paguajnë dëmshpërblimin që po e kërkon Villarreali.

Në anën tjetër, Jackson ka vendosur që t’i bashkohet Chelseat, ku është arritur akordi për një marrëveshje afatgjate, më shumë se pesë vite.

Chelsea pritet të jetë i zënë gjatë ditëve në vazhdim me marrëveshjen e Jackson, ofertën për Caicedon dhe largimet nga klubi.

Jackson, 21 vjeçar, në 38 paraqitje në të gjitha garat për Villarrealin ka arritur të shënojë 13 gola dhe të bëjë pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat