Tebas: Doja të vinte te Barça, shpresoj që të vijë Mbappe te Reali

Futboll

Tebas: Doja të vinte te Barça, shpresoj që të vijë Mbappe te Reali

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:02
Tebas

Leo Messi u kthye në telenovelë pas largimit nga PSG dhe emri i tij lakohej në disa skuadra.

Natyrisht, një rikthim i mundshëm te Barcelona ishte alternativa më e mundshme por problemet financiare të katalanasve e bënë të pamundur diçka të tillë dhe argjentinasi firmosi në Amerikë me Inter Majemin.

Vetë presidenti i La Ligas, Havier Tebas shprehej se Barcelona duhet të sigurojë financat për të firmosur me Mesin, duke u bërë problem për transferimin e tij.

Megjithatë, si duket ai është penduar dhe në një intervistë për “Marca” ka folur edhe për Mbapen.

“Shpresoj shumë që Mbape të vijë. Nëse më pyesni si tifoz, them se Mbape do të largohet nga PSG këtë sezon sepse UEFA ka më shumë kontroll financiar dhe rroga e tij është shumë e lartë. PSG duhet ta përmbushë.

Mendoj se Real Madridi ka kapacitetin për ta lejuar këtë transferim.

Jam i sigurt se edhe Barcelona do të bëjë goditje të madhe. Shpresoja që Mesi të vinte te Barça”, shprehet Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat